Kristi Spahiu dhe libri i tij ‘Shkrimitari i verber’

Nder autoret e radhes ne interviste me mua,sot eshte nje djale capken 24 vjec i cili do na flase per pasionin e tij qe eshte letersia dhe te shkruarit si dhe librin e pare te botuar me titull shkrimtari i verber,emocionet qe ka perjetuar kur eshte botuar libri dhe detaje te vecanta nga jeta e tij.19554291_1200165023462502_9017312856930396538_n

kristi Spahiu promo libri

1-Ju lutem beni nje prezantim per veten.

Kristi Spahiu:Besoj se si fillim duhet të ndajmë autorin nga njeriu. Unë quhem Kristi Spahiu dhe besoj se kaq mjafton si fillim.

2-Kur keni filluar te shkruani per here te pare dhe a ju eshte dashur shume kohe te shkruani dhe me pas ti botoni ato?

Kristi Spahiu:Historia ime me letersinë është tepër komplekse. Njerëzit si fillim nxiten gjithmonë nga deshirat e brendeëshme, kësisoj e stërmundojnë veten për të bër atë cka i bën atë te ndjehen mirë. Mua personalisht kjo tendenca për të shkruar më ka shoqëruar tepër heret. Atëherë kur isha thjesht një fëmi. Vetëm se mu desh nje kohë e caktuar për ta kuptuar. Përsa I përket botimeve, më duhet të them se kam perfunduar një tjeter libër. Te parin e kam perfudnuar per 5muaj ndersa te dytin per 4. Tani që e mendoj ky vit ka qenë goxha i ngarkuar.

3-Cfare ju frymezon me se shumti kur shkruani?

Kristi Spahiu:Njerëzit!

4-kush jane njerzit qe ju kane mbeshtetur per vazhdimsine e krijimtarise suaj?

Kristi Spahiu:Të gjithë dhe njëkohësisht askush. Duhet thënë se të shkruarit është një iniciativ vetjake. Cdokush që shkruan ka të paktën një ideal. Qoftë ky i trashëguar ose vetjak.

5-ju keni botuar librin me titull Shkrimtari I verber.cila ka qene ndjesia qe keni provuar kur e keni promovuar dhe ndjesia qe keni mare nga lexuesit tuaj.

Kristi Spahiu:Ndjenjat janë të shumllojshme. Megjithatë duhet thënë se emocioni i heres së parë, smund të shbëhet lehtë nga mendja. Ai qëndron aty gjat si një shenjë triumfi.

6-Cfare keni dashur ti perconit lexuesve me kete liber, dhe a jane realizuar pritshmerite tuaja?

Kristi Spahiu:Të them të drejtën janë tejkaluar. Nëse deri dje me donin, sot mund te them se me dashurojne. ( ha ha ha)Paçka se nuk ishte aspak nje arritje e lehte.
7-Gjate kesaj kohe une kam hasur shume te rinj dhe te reja te cilet pelqejne te shkruajne,qe e kane pasion letersine dhe bejne perpjekje te herepashershme per te krijuar.Ju cila mendoni se do ishte menyra me e mire per ti mbeshtetur letraret e rinj te ketij  vendi?

Kristi Spahiu:Nuk kam tagër për të gjykuar punën e askujt dhe as më pak të jap këshilla për një brez te tërë. Egzistojne shkolla si dhe individ me arsime përkatese për ti edukuar. Une kam si detyrin ti them se talenti do arrij gjithnjë ta mposhtë arsyen dhe racionalitetin. Prandaj lëreni rrjedhen e artit t’iu shoqërojë në gjirin e saj pa u merakosur shumë për të ardhmen.

8-Se fundmi,cili eshte libri qe ju do tia sugjeronit cdo te riu ta lexonte?

Kristi Spahiu:Ehh… këtu jam në dilem. Megjithatë për mos ta lën këtë pyetje pa përgjigje do të thoja ‘Shkrimtari i verber’.

Faleminderit

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s