KËSHILLA PËR SHKRIMTARËT E RINJ

NGA Stephen King

Shumica e shkrimtarëve bien dakord që fjalia e parë është, mbase, më e rëndësishmja në një krijim letrar; fjalia e parë është ajo që fton lexuesin të nisë të lexojë. Shkrimtari i njohur Stephen King mendon se fjalia e parë është njëlloj e rëndësishme si për lexuesin, edhe për shkrimtarin.

Në një intervistë për ”The Atlantic”, King ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla, për të gjithë krijuesit e rinj. Shumë prej tyre, më shumë sesa me shkrimin, kanë të bëjnë me ripunimin e tekstit.

1. Shkruaj për vete, më pas shqetësohu për lexuesit. Në fillim shkruaje historinë sikur po ia tregon vetes tënde. Më pas, gjatë ripunimit, hiq të gjitha pjesët që nuk kanë lidhje me përmbajtjen.

2. Shmangi ndajfoljet; nuk janë miq të mirë.

3. Mos u fikso pas gramatikës. Qëllimi i letërsisë fiksion nuk është korrektesa gramatikore, është ta mbajë lexuesin të interesuar.

4. Beso në vete. Jam i bindur se frika është arsyeja e letërsisë së dobët.

5. Lexo, lexo, lexo. Nëse nuk ke kohë të lexosh, nuk ke kohë të shkruash.

6. Mos u përpiq të kënaqësh të tjerët. Është e pamundur t’i kënaqësh të gjithë.

7. Fike televizorin, është gjëja e fundit për të cilën ka nevojë një shkrimtar.

8. Ka dy sekrete për të qenë i suksesshëm, të paktën për mua: Jam i shëndetshëm dhe i martuar.

9. Qëndroi besnik stilit tënd.

10. Pusho! Lexoje librin tënd pas 6 javësh. Do të jetë një eksperiencë interesante.

11. Mos përfshi në tekst pjesët e mërzitshme dhe… vriti personazhet e tu të dashur, gjithmonë.

12. Shkruaj për të qenë i lumtur. Mos shkruaj për para, për t’u bërë i famshëm, për të bërë miq apo për të zënë të dashur. Letërsia është magjike, ashtu siç është uji për jetën. Uji është falas. Pra, pi !

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s