Quotes te Elhaid Cufit do ju bejne per vete!

Elhaid Cufi

elhaid cufi quotes

1-Kush eshte Elhaidi?

-Elhaidi asht dikush qe s’din asgja. Por qe kerkon te mesojne gjithcka.

2-Zhanret qe levron gjate shkrimeve te tua?

-Zhanret qe levroj gjate shkrimeve jane te ndryshem. Pavarsisht asaj qe kam dhane e ba publike e cila asht pak, dhe jane vetem epigrame apo shprehje aforizem, shkruj dhe tregime, proze, novele, poezi e poem. Me pelqen te jem i pergjithshem e te preku gjithsin e shkrimit dhe te jetes.

12669590_465303866995344_1121091986734371088_n

3-Ne rrjete sociale kryesisht Facebook pika jote e forte jane quote-s,theniet e shkurta ,qe kane nje domethenie te madhe ne shume pak fjale? pse kjo zgjedhje?

 

-Kam zgjedhe kte menyre ta prezantoj veten sepse me duket menyra ma e drejte. Me duket menyra ma deportuse tek njerezit, aq sa i perket rrjeteve sociale. Njerezit nuk kerkojne te lodhen nga telefonat apo Pc’t, pavarsisht se nuk i hekun nga duart asnji sekond. Dhe nuk asht kurr njisoj si te lexosh nji tregim ne Facebook, apo ne Instagram, e si ta lexosh ate ne nji liber qe uroj ta permledhi nji dite.

4-Kur do ti permblidhni te gjithe shkrimet e juaja ne ne botim?

 

 

-Hala nuk e kam nji mendim fiks, apo nji kohe te caktume, e kam lane krijimtarin dhe veten te rrjedhin te lire neper kohe. Me duket shpesh qe s’ka ardhe hala koha e librit. Megjithse as mundesit nuk i kam pase qe te punoj intensivisht me shkrimet.
5-Ne Facebook keni mijera ndjekes,cilat jane reagimit me te shpeshta te ndjeksve qe ju mbushin shpirtin?

-Nga reagimet e ndjekesve duhet me e rujt shpirtin. Sado qe jane te ambel komplimentet, po u ndikove nga ato te sheqerosin, ashtu sic te helmojne reagimet e atyne qe s’na dojne. Gjithsesi nuk mohohet qe kur reagimet pozitive jane ma te shumt se ato negative, njeriu ndihet kurajoz, dhe ndjen nji fare sigurijet te pa shpjegushme se ajo qe ban ja vlen.
6-Une jam atlet vargjesh,I gjetuni dhe I humbun nmes nji bote tbardhe prej letret e rreshtash thoni ju ne profilin tuaj.Si e gjen Elhaidi veten ne kete bote te trazuar ku shpeshhere njeriu artist dhe me bote nuk kuptohet drejt?

-Ne kete bote qe me ngjan si det, e gjej veten si nji breg qe ndjen perplasjet e botes  perdite.
7-Cila do te ishte thenia me e pershatshme sipas Elhaidit per shoqerine dhe jeten  tone ?

-Meqense jetojme mes trazimeve, mes inateve, mes dashakeqsis, mes njerezve qe punet e tjerve kan si pune kur zgjohen ne mengjes, e meqense te miren na e kthjen me te keqe, po zgjedhi kete strof:

”Hakmarrjet lenja ne dore jetes

mos i helmo ditet tu jetu me idhnime

ata qe keq t’banen te kqijat do t’ja pagujne kohes

ti n’zemer mbjell paqe qe t’jetosh me gezime.”

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s