Facebook-u dhe gjuha e urrejtjes

Problemi i rregullave të Facebook-ut ndaj gjuhës së urrejtjes lidhet edhe me faktin se në vende të ndryshme ekzistojnë rregulla dhe ligje të ndryshme.Një shenjë e gjelbër ose kryq i kuq shënon dallimin.E gjelbra do të thotë ende e tolerueshme.E kuqja:fshije!!disa shembuj?Thirrjen për të rrahur fëmijët e shëndoshë(‘Lets beat  up fat kids’)facebook-u e toleron.Kurse në qoftëse dikush do të vrasë presidentin e SHBA-së apo sulme me thikë ndaj hebrenjve nuk i toleron dhe i pajis me një kryq të kuq,pra pastime që duhet të fshihen.Autoritetet e BE-së apo ato gjermane e kanë të vështirë të marrin informacione të sakta se si vepron rrjeti social facebook në lidhje me urrejtjen dhe dhunën.Gazeta britanike ‘Guardian’botoi këtë javë rregullat e brendshme të facebook-ut në lidhje me seksin,terrorizmin dhe dhunën.Nga ato merret vesh se si mundohet facebook të përballojë ankesat nga e gjithë bota për pastime me përmbajtje të papërshtatshme.

‘Përmirësime të vazhdueshme’‘Facebook-u nuk e kontrollon më dot përmbajtjen’,citon ‘Guardian’një informator të brendshëm,sepse ‘është rritur shumë shpejt’.Markus Reuter I organizatës gjermane netzpolitik.org e vëzhgon prej vitesh FB dhe tha për Deutschen welle-n se ‘Facebook-u përpiqet për përmirësime të vazhdueshme .Por shpesh reagimi për ta shuar ose jo një postim lidhet edhe me mediumin,pra është një fotografi,video apo tekst i shkruar.Në rregulloren e brendshme të FB vetëm shkruhet:’Ne nuk do tu lejojmë përdoruesve të shpërndajnë fotografi apo video ku shihen njerëz apo kafshë që vdesin ose jan ëtë plagosur,nqs me to shprehet sadizëm.’

Problemi i rregullave të FB lidhet edhe me faktin se në vende të ndryshme ka ligje dhe rregulla të ndryshme,p.sh.fyerja e një figure të lartë shtetërore në gjermani nuk është e njejtë me një veprim të njëjtë në Tajlandë,thotë Markus Reuter.Sipas njoftimeve të shtypit FB ka sot në botë rreth 4,500 të ashtuquajtura moderator që kujdeset për përmbajtjen në faqet e facebook-ut.Por ata janë të keqpaguar dhe nuk kanë mbështetje psikologjike.Eksperti Reuter tha për DW se’ajo që dëshirojnë nga FB është më tepër transparencë’.Për shembull cdo katër muaj një raport se ç’postime dhe sa të tilla janë fshirë.Kjo do të ndihmonte më shumë për të përcaktuar se ku mund të flitet për liri të shprehjes dhe ku jo.

Por kjo është ehe nje cështje kostosh,shton Reuter.Sepse moderatorët e FB kanë vetëm shtatë deri në dymbëdhjetë sekonda kohë për të vendosur :ta fshij apo jo një postim?dhe  edhe përdoruesit më brutalë të gjuhës së urrejtjes harxhjnë ndodhta më tepër kohë për postimet e tyre.

Nga DW botuar ne gazeen standart dt 26 maj 2017

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s