Do kthehem ne shtepi!

Do kthehem në shtëpi. Në një kasolle prej druri që ndodhet në qytetin e babagjyshit. Bën gjithmonë ftohtë. Nuk është në polin e veriut. Ka drerë por ata nuk fluturojnë.

Do kthehem dhe do të fle gjumë në kuzhinën ngjitur me oxhakun dhe sytë do i hedh jashtë. Një faqe muri është prej xhami, nuk ka perde. Në akt nuk i ka patur kurrë. Aty kam parë çdo gjethe të bie, çdo pikë shiu, çdo stuhi. Në faqen e murit prej xhami mbi të gjitha kam parë lumin përbri që nuk e ndalon kurrë udhën e tij.


Do kthehem në shtepi, do të fle e qete në toke pa ndjerë asnjë dhimbje sepse e njoh çdo të gërvishtur të asaj dyshemeje të çuditshme. Po të zhvendosem pak më tutje sytë do më shohin dhe shtëpizën në pemë, ngjitem atje sa herë që kam frikë. Vetmia m’i shëron plagët.


Do të kthehem në shtëpi, në një copëz kasolleje me një faqe prej xhami. Nuk do të kem frikë nga lotët e mi mbi copat e drrurit, as nga flaka e oxhakut sepse jam në shtëpi. Këtu dhe babagjyshi jeton dhe fle. Madje ai qëndron në çdo stinë këtu. Nuk ka elfe, por lodrat bëhen në fabrikën ngjitur. Aty ka gjithmonë aromë feste dhe në verë. Po kthehem në shtëpi, në një vend me shumë pemë dhe shi, të ftohtë dhe të veçuar si unë. Gjithsesi është shtëpi…Është shtëpia ime.

 

Flogerta Krypi

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s