Leter mikes se vjeter…

E dashura ime ,sot mora kurajen te te shkruaja.Sdi sa here e kam grisur kete leter ne dileme nese duhet apo jo.Skam fytyre te te dal perpara, as te te buzeqesh me ato dy sy qe dikur I adhuroje shumë. Ndjej kaq shume sa pernjeheresh dua te ti them ,por mekem,mekem mes fjaleve te mia qe duhet te ishin thene shume kohe e kohe me pare.
Megjithate shpresoj qe kjo leter te te gjeje mire.
Kam kohe qe vras mendjen sesi mund te jesh ti.
Imagjinoj ate buzeqeshjen tende qe te rrezellit fisnikerine e lindur.
Coj nepermend syte e tu te zinj qe edhe nata pis me yje ti xhelozon.
Oh sa here te enderroj une ty .
Por sot smundem as te te degjoj zerin.
Nuk e harroj kurre shpotitjen e bashtingelloreve te fjaleve te tua te qarta.
Te xhelozoj mike ime…
Te xheloj sepse je e lumtur, e di.
Te xheloj sepse ti dashurove deri ne fund, ndersa une smunda kurre.
Te xhelozoj sepse ti dite te thoje me fal dhe kur nuk beje asnje gabim.(ne gabim kam qene gjithmone une madje dhe ne deshtimet e tua… perseri une)
Te xhelozoj sepse sot je gruaja qe e shoh nga larg.
Skam as shansin te te afrohem dhe te imagjinosh qe dikur pata forcen ,dashurine,krenarine tende ne dore.
Pikerisht ne pellembet e duarve te mia .
Mikja ime sdua te merzitesh nese po e lexon kete leter tani.
Lumturohu me teper sepse ti e meriton.
Megjithate e kam bindjen se ti do merzitesh per palumturine time.
E di sepse te njoh…!
Sybukura ime ji vetem e lumtur.Bota eshte e jotja.Guxo te dashurosh serish.Mos me ji besnike.
Lufto per ate cka je sic deri me sot e ke bere me se miri.
Dhe kujtohu gjithmone sa here je lutur per gjerat qe sot I ke…
Madje dhe luften kunder arrogances time te paskupullt e fitove.
Shpirti yt është delikat e luftarak njekohesisht.
Je forma me e bukur njerezore qe kam njohur.
Pa dashur te te merzis me teper nese me lejon sot te te them fjalen qe une te mohova ta degjoje dikur …
Se pate kurre mundesine e aq shumepritur…
Une,
Te dua.
Te kam dashur pa e ditur.

Po ndahem ketu ne nje kohe te pa kohe…
Jam I lumtur per ty…
Une qe nuk meritova asgjene nga ato qe me dhe ti.

Xhevrie Sina studente ne fakultetin e mjeksore,dega infermieri.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s