Zjarr ne biblioteken Kombetare

Një zjarr ka përfshirë ditën e sotme katin e nëndheshëm të Bibliotekës Kombëtare si pasojë e të cilit janë djegur disa dokumente të vjetra. Mësohet se kanë mbetur të lënduar dy zjarrfikës dhe një punonjës në bibliotekë i identifikuar si Arjan Ceci, të cilët janë asfiksuar nga tymi por fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Zjarri ka rënë në fondin zjarr-2e Bibliotekës ku ndodhen Antikuarët dhe librat e vjetër. Siç raportohet nga vendngjarja shumë dokumente të vjetra janë përfshirë nga flakët por nuk dihet saktësisht sasia.Jane dashur vetëm pak minuta që kati i nëndheshëm, ku ndodhet fondi më i rëndësishëm i Bibliotekës Kombëtare të përfshihet nga flakët. Burime të policisë bën të ditur se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndije elektrike.zjarr-ne-biblioteken_1489651614-4692335

Ne kohe rekord, të gjithë punonjësit u evakuuan. Tetë zjarrfikëse mbërritën ndërkohe ne vendngjarje, te cilat u përpoqën të vënë nën kontroll flakët. Gjithë përpjekjet u bene për të parandaluar djegien e botimeve të arkivuara. Por ndërhyrja në bodrum ishte e vështirë, pasi kalimi për në katin e nëndheshëm bëhet vetëm me ashensor. Ende nuk ka asnjë informacion nëse janë dëmtuar librat e vjetër si dhe as shkaqet zyrtare te rënies se zjarrit.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s