Aida Previzi,Poetja e shiut!

Aida Previzi na ka rrëfyer në një intervistë ekskluzive mbi pasionin e saj për poezinë që e ka nisur që në fëmijeri.Ne kete interviste ajo na rrefen veten si poete,femer dhe nene.

16838093_1843130279276329_322964094_nKu keni lindur dhe rritur?

Kam lindur në Tiranë,pranë ish-ambasadës Jugosllave në një shtëpi ku ka jetuar më parë shkrimtari i njohur Nonda Bulka.Jetuam për 40 vite aty derisa u larguam unë dhe vëllai im,vëllai në emigrim dhe unë u martova.Aty vdiqën dhe prindërit e mi.Ajo është shndërruar sot në një zyrë,por unë jam lindur e rritur në Tiranë.

Për cfarë keni studiuar?

Kam mbaruar shkencat e natyrës për inxhinieri kimike në 1991.Kam punuar pak vite si mësuese kimie në shkolla 9-vjecare dhe te mesme ,pastaj kam punuar për një kompani greke si inxhiniere për pijet freskuese.Pastaj vite më vonë kam punuar kryesisht në projekte  të fushës së agrobiznesit dhe mjedisit.Një periudhë  të mirë kohe punova me projekte të USAID-it pastaj me projekte të ministrisë së mjedisit.Momentalisht në këtë periudhë jam pak më free dhe jam dhënë një çikë më shumë pasionit tim që eshtë poezia.Këto kohë kam shfrytezuar me sistemimin e krijimeve të mia,pasi për të krijuar kam krijuar vazhdimisht edhe kur kam qënë në punë.Në korrik të vitit të kaluar nxorra librin tim të parë.Një përmbledhje me 100 poezi’Që drita e fundit të mos fiket’.Nuk kam zgjedhur poezitë më të bukura.Qëllimi i botimit nuk ishte për lexuesit më shumë por për veten pasi i kam radhitur që nga fillimet e mia.Nuk kisha menduar se një ditë do ti botoja,mendoja ti kem vetëm për veten në serverin tim,por lexuesit duke më ndjekur filluan të më kërkonin,duam librin tuaj në bibliotekën tonë dhe unë e ndjeva si detyrim që duhet ta nxjerr këtë libër.

Çfrë lidhje ekziston mes inxhinierisë kimike dhe poezisë?

Asnjë lidhje,poezia është  pasion i hershëm.Që në fëmijëri jam shquar për hartimet e bukura dhe esetë që bëja dhe mi lexonin përpara shkollës gjithmonë .Mbaj mend që mësuesja ime e letërsisë kur e lexonte hartimin tim asaj i rridhnin lotë.Nuk e di pse te poezitë  e dhimbshme unë shkëlqej më shumë.ndoshta sepse unë jam shumë afër njerzve dhe ua ndiej dhimbjen shumë sa ndonjëherë më thonë je psikologe.Më vonë kam provuar të shkruaj edhe vargje të thjeshta ,madje kam shkruar edhe në italisht.Tani e kam shumë të nevojshme.Cdo ditë kam nevojë të shkruaj,e ndiej nëse unë nuk shkruaj e ndiej që më mungon një gjë.Kënaqesinë e marr  kur shoh që mirëpritet .

Fillesat e para kanë qënë hartimet,esetë e ndryshme.Si lindi më pas ,si u shtrua pak nga pak ajo rruga drejt poezisë?

Vargjet e mia të para i ndaja vetëm me shoqen time të ngushtë,as shoqet e mia të shkollës nuk e dinin që unë shkruaja.Ndrojtja,sepse ishin këto paragjykimet që nqs ti përjetoje një dashuri përpiqeshe të mos e merrnin vesh sepse të shikonin me syrin tjetër.Indicja e parë është një ndenjë e bukur si dashuria.Ato vargjet e dashurisë ishin shumë pak në atë periudhë por ishin të fuqishme.Vargjet më të bukura ishin me dhimbje.Kam shkruar në ’87 kur më ka vdekur im atë dhe më vjen keq se atë poezi nuk e kam më se i ruaja në copa letre.Atë poezi nuk e kam më,është e vetmja që nuk e kam gjet.Pastaj kam shkruar në ’91 kur vëllai im iku emigrant nga Durrësi me anije,dhe atë e kam përjetuar shumë fort.Momentet më të vështira të jetës tek unë ka shpërthyer poezia.Për dashurinë kam shkruar por ja qa bukur si kam shkruar në momente shumë të forta,dramatike.

Cfarë ju frymëzon si Aida?

Të gjithë ata që më ndjekin më thonë si ka mundësi që ti e gjen motivin te gjëra që absolutisht nuk bien në sy në jetën tonë të përditshme.E gjej motivin aty ku nuk i shkon mendja asnjeriu.Jam e vëmëndshme kudo ku shkoj,ku kaloj ca caste të ditës,kam shkruar edhe për banakieren që më ka shërbyer 16831634_1843130265942997_1432082629_nkafen,për djalin jetim që jeton te rrënojat e  ambasadës për djalin rom që kam aty etj.Që poezia të më dali e bukur e përjetoj në vetën e parë.Kam edhe ngjarje të miat,dashuri të mia,kam shkruar shumë për miqtë më të rëndësishëm të jetës sime.Frymëzimin e gjej kudo,natyra më frymëzon shumë,pafund kam shkruar.Motivet Kryesore në poezi që mua më frymëzojnë jashtë mase janë shiu dhe deti.Më quajnë Poetja e shiut.Kam shkruar pafund për shiun,e kam trajtuar sikur e kam një të dashur shiun tërë kohës.Edhe detin po kshu e kam trajtuar.Në cdo stinë unë filloj ,kam ndjesi,emocione të reja.Por temat e jetës së përditshme kanë goxha impakt te njerzit se janë të prekshme.

Flasim pak për librin që keni botuar vitin e kaluar,’Që drita e fundit të mos fiket’.

Libri ka marrë titullin e njërës nga poezitë në brendësi.Në fakt unë shtëpinë e kam përballë me ish shtëpinë time dikur.Dhe gjithmonë ndiej nostaligji,kur shoh dritaret,dritat e fikura aty.Por ato drita janë ende të dashura për mua.Kur i shikoja që fikeshin një nga një dhe aty më lindi frymëzimi,por ideja që kam dashur të jap është që pasioni im për poezinë të mos fiket dhe kshu thonë dhe vargjet ‘Dita që shkoi më
ka një borxh të mbetur,një fjalë që natën mund të ma bëjë dritë,një ëndërr që koha dot s’e ka tretur”.Këtë jam kam dedikuar pasionit për poezinë.

Kur shkruani,në cilën pjesë të ditës?

Nata është më frymëzuese për poetët.Përgjithësi poetët flenë shumë pak.Ata i ken në orën 12 ose një të natës.Në orët e vona ka shumë frymëzim.Por nuk është,mund të më vijë në cdo moment,për mua nuk ka ditë natë mjafton që kam cellular me vete që mund të mbaj shënime.Celularin e kam me vete kudo,aty ku më vinë vargjet unë ndaloj në rrugë dhe i shkruaj se nuk pret puna.Deri kur të shkosh në shtëpi ti e mban mend indenë por nuk e ke më atë varg,të ndryshon vargu,nuk është më ai më  ai që kishe.Shkruaj në cdo khë sidomos me ditët me shi.

Kam parë që përvec dashurisë që ju e keni muzën tuaj të shkrimeve jeni dhe shumë e ndjeshme për problematika që kanë rëndësi përmendim këtu djalin jetim që ju i referoheni shpesh në shkrimet tuaja apo edhe ngjarje si fatkeqsive në Aleppo.Ka ndikim të drejpërdrejtë realiteti,bota në përgjithsësi në jetën tuaj?

Jam shumë e ndjeshme ndaj padrejtësive të fatit,të njerzve ndaj njerzve.Jam shenjë e shigjetarit,shenjë zjarri.Shigjetarët sa janë tipa romantik,idealist janë edhe praktik,kokëfortësi të jashtëzakonshme.Unë luftoj me mullijntë e erës për të çuar një të drejtë në vend,edhe pse nuk është e imja,edhe pse nuk më takon mua.Nuk jam indiferente ndaj fatkeqsive për të gjithë njerzit.Poezia kënqasia më e madhe që më jep është se unë shërbej,i shërbej njërzve me emocionet që ju jap,që i mbush shpirtin.Unë thjesht kam kënaqesinë që kam mbushur shpirtrtat e njerzve ,kam shërbyer.Mbështes dhumë të dobëtin,jam e ndjeshme ndaj tyre.Djali im është i ndjeshëm ,nga njëra anë më vjen mirë por do vuaj  në këtë botë kaq të egër.Djali ka trashëguar pasionin për poezinë.Është shumë kreativ.16930726_1768754653443832_2026313040_o

Përsa i përket stilit tuaj shumë të thjeshtë në të shkruar,është një zgjedhje stilistike ?

Ka ardhur shumë natyrshëm. E kam vënë re ndonjëherë tek ndonjë  temë e  vështirë janë vështirsu edhe vargjet e mia,janë bërë më professional,sepse I tillë ka qënë motivi.Por unë kam vënë re që lexuesit e thjesht nuk e kanë përtyp shumë.N ë poezitë e mia I kam vënë rëndësi shumë mesazhit,mesazhit që përcjell.Kam menduar  që kjo është ajo që  e bën të dobishme poezinë jovetëm lule,natyra ,ajo jep një impakt që harrohet përjetohet për momentin por harrohet.Me stil të thjesht i ke dhënë një mesazh,I ke shërbyer.Dhe kam mendu gjithmonë që nesër do ti lexojë im bir kur të rritet dhe të ketë ctë mësojë.Mthonë të tërë,poezia e thjeshtë por me një mesazh shumë filozofik ku filozofia e saj është shumë e thjeshtë.Mesazhi im është gjithmonë i kapshëm që shërben.

Gjatë bisedës pikë referimi keni dhe djalin,është ai në cdo poezi tuajën?

Kam shkruar shumë edhe për djalin.Djalin e kam dhuratë nga zoti sepse më ka ardhur pas 7 vitesh martesë pas një aborti të padëshiruar.Ka ardhur në një moment shumë të vështirë kur humba mamanë.Tani unë skisha më njeri dhe djali u bë njeriu më i dashur.Aty hoqa dorë nga karriera,nga të ardhurat financiare.Lindja është një rilindje për femrën.Aty më është rikthyer fyqishëm pasioni për poezinë.Ai ishte një rigjenerim total,fizik,mendëror dhe shpirtëror për mua.

Si e përshkruan Aida veten si njeri si femër?

Jam një grua sa e brishtë aq edhe e fortë.Kam një të metë që nuk kam shumë ambicie,kurrë nuk kam synuar gjëra të mëdha.Jam shumë shpirtërore  dhe i kam dhënë më shumë rëndësi,nuk kam dash të sakrifikoj familjen ,djalin për hir të karierës.Nuk kam qënë asnjëhërë ambicioze për tu bërë dikushi.Unë e gjej kënaqsinë edhe me njerëz që sot i kam takuar,me një orë bisedë dhe jam kënaqur.

Keni provuar ndonjëherë të lëvroni ndonjë zhanër tjetër letrar përvec poezisë?

Me ese të shkurtra kam provuar,mi kanë pëlqyer edhe ato.E di që njerzit përgjithsisht shkrimtarët e kanë nisur nga poezia dhe pastaj kanë shkuar te romanet.Ma kanë sugjeruar dhe të tjerë por jam folusuar më shumë të poezia se nuk të merr shumë kohë.Ndërsa kam frikë romanet të përfshijnë aq shumë sa harron ambientin rrotull.Por edhe poezia më merr kohë,por ndoshta në një të ardhme për roman.

Keni bibliotekë të pasur,të madhe në shtëpi?

Kam pasur kur kam qënë në shtëpi me prindërit por kur u zhvendosëm mbasi më vdiqën prindërit.Një pjesë na i vodhën,babai im ka lënguar gjatë në spital para se të vdiste dhe unë i coja libra të gjithë të sëmurëve të pavijonit të lexonin.Ju jepja libra për të lexuar por pastaj një pjesë vdiq ,një pjesë iku pa lajmëruar.Pastaj një pjesë e librave kur vdiq edhe mami humbën por kam lexuar si e etur libra dikur.Kemi qënë brez që lexonin shumë.

Pyetja që dua tju bëj tani ka të bëjë pikërisht me brezin.Cfarë ndryshimi shihni ju mes brezave tani dhe atëherë?

Ka shumë ndryshim.Ne realisht lexonim shumë.Ata që më ndjekin dhe më komentojnë në facebook janë një brez i lexuar.Kam njerëz 70 vjec që më ndjekin dhe më lexojnë,komentojnë si kritik letrar.Ndërsa të rinjtë janë vetëm konsum.Por ata vinë te poezia kur kan një ndarje,një  shqetësim.Por pasi e kalojnë zhduken.Është për të ardhur keq që nuk lexojnë realisht.

Së fundimi,një mesazh për të gjithë ata që emrin tuaj e dëgjojnë për herë të parë.

Mesazhi im është një falenderim për ata që më ndjekin kudo  dhe për kënaqsinë që më kanë dhënë.Unë do doja tju thosha most ë dorzohen asnjëherë se asgjë nuk ndodh rastësisht.Ke marrë një mësim që do të bëjë të përballosh momente edhe më të vështira.Kurrë mos e humb shpresën tek e nesërmja.NJë nga poezitë që më pëlqen shumë është ‘kur një ditë e re për ty fillon  mos e kthe kokën prapa,e sotmja e nesërmja na gjen të vjetër’ Kurrë mos shkel atje ku ke shkelur  dje.Gjithmonë mesazhi është optimist edhe kur ka dhimbje.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s