Buzeqeshje

Sot kam veshur një tjetër maskë,e cila ngjason me ato të ditëve të shkuara, e bukur, e lumtur,e qeshur.Makiazhi që kam bërë mbulon më së miri sytë e përlotur dhe të kuq.

Pudra e fortë e zbehtë mbi fytyrë nuk lejon që të duken rrudhat e sapokrijuara nga fytyra  gjithmonë e ngrysyr.Nuk mbaj mend kur ka qënë hera e fundit kur kam buzeqeshur.

 

Në fakt kam,ju gënjej.Kam buzëqeshur por këtu nuk ju gënjej kur ju them se ishte një buzëqeshje e shtirë.Sinqerisht më ka marrë malli të ndiej në buzët e mia të holla një emocion të vërtetë,të plotë,pa brenga,pa frikë.Dua ta provoj,ta ndiej.

E pyes vten kur ka qënë hera e fundit që ke buzëqeshur me zemër?‘Nuk e mban mend’….ka kaluar shumë kohë .Ka kaluar shumë kohë…aq kohë sa pluhuri i harresës e ka pllakosur aq fort atë kujtim sa ti nuk e gjen më dot në skutat e errëta të tij.

Ndoshta  është vonë a herët për ta bërë këtë pyetje sepse në fakt është pyetje retorike.’Kur do buzëqesh sërish’?….ndoshta kurrë.

Kimete Vogli (maturante Shkolla e mesme e Bashkuar Cermë –Shkumbin)

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s