Deformimi i gjuhës shqipe në rrjetet sociale!

Cdo ditë e më shumë teknologjia po përparon dukshëm edhe në marrëdhëniet tona shoqërore,ekonomike,familjare etj.Pyetja që lind është :përparimi teknologjik është edhe përparim shoqëror,rritje kulturore?Vështirë të jepet një përgjigje e prerë më thikë pasi shumëcka mund të thuhet për këtë temë.Ajo cka nuk mund të mohohet kurrësesi është se ky përparim teknologjik ka sjellë një rritje të shkallës së infatilitetit informative tek të rinjtë.
Shumica  e grupmoshës nga 13-35 vjeç sot përdorin më së shumti rrjetet sociale si facebook,ëhatsap apo dhe të tjera aplikacione për të komunikuar .Deri këtu kemi lehtësira komunikuese si shpejtësi dhe efikasitet në komunikim.Por këto rrjete sociale kanë deformuar dhe lënë pas zhvillimin e gjuhës shqipe.Të rinj të pyetur rastësisht në rrugët e kryqytetit për këtë cështje pranojnë se ekziston një tendencë në komunikimin online për të shkurtuar fjalët,gjetur koncepte sa më të thjeshta të kapshme shpejt nga përdoruesit. Fjala përshëndetëse “çkemi”ose “faleminderit” është zëvendësuar me inicialet Kryesore të saj çkm,flm.Kjo është vrastare për gjuhën tonë .
asGjuhëtarja Linda Mëniku në një emision radioteleviziv në RTSH kohë më parë shprehej se këto shkurtesa dhe deformime fjalësh e varfërojnë gjuhën së tepërmi,nuk e pasurojnë atë.Nuk është asnjëhërë zgjidhje apo justifikim shkurtimi I fjalëve apo zevëndësimi i tyre me fjalë të tjera,shpesherë dhe të huaja për lehtësi pasi ky veprim con në harresë të përdorimit gjuhësor të shqipes.Prandaj ne kemi sot të rinj e të reja të cilat kur ulen të shkruajnë dicka përpara kompjuterit ngatërrojnë strukturat e fjalëve deri në të fjalisë.Të rinjtë e kanë shumë të thjeshtë,gati është bërë praktikë punë komunikimi me fjalë të shkurtuara por i lë ata të varfër në fjalor.
Së fundmi dua të prek një detaj të rëndësishëm të këtij problem.Ky brez i rritur me teknologjinë po krijon pseudonimin brezi analfabet.Këta të rinj janë e ardhmja e vendit.Nqs nuk edukohen për të përdorur mirë dhe saktë gjuhën shqipe cpritet nga breza në vazhdim kur teknologjia të arrijë majat e saj.Zgjidha duhet kërkuar medoemos pasi në të kundërt do të vemi drejt një shoqërie të high-tech-ut por e çalë në gjuhën e saj kombëtare.
Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s