Rita Behadini:Unë i shkruaj dashurisë,bota ka nevojë për të!

Rita Behadini është një vajzë e re në moshë por me një dëshirë të madhe për të shkruar.Ajo i shkruan dashurisë.Në intervistën e realizuar me të nuk ka sesi të mos vëresh thjeshtësinë ,buzëqeshjen dhe pasionin e saj për shkrimet.Intervista e mëposhtme na njeh më shumë për këtë vajzë që nuk është shumë e  njohur por ne jua sjellim në një dimension të ri atë,artistik.  promo rita

Kush është Rita,na fol pak për veten.
-Rita është një vajzë nëntëmbëdhjëtë vjecare e cila studion momentalisht biznes dhë ekonomi dhe që në shpirt e ka letërsinë. Më pëlqen të shkruaj dhe ta ndaj me të tjerët botën time.16684695_1762229627429668_1058383049_n
Si ka lindur pasioni për të shkruajtur?

-Si ka lindur pasioni as vetë unë nuk e di saktësisht, thjesht të ndodh ta gjesh veten duke shkruar dhe e sheh se kjo është gjëja që të pëlqen më shumë në botë.

Cfarë shkruan zakonisht?

 -Gjithcka, cfardo që ndjej, cfardo që më

vjen në mëndje, cfardo që më krijon imagjinata.

Në cilen pjesë të ditës shkruan?

-Nuk ka orar të caktuar për të
shkruarit, thjesht kur vjen inspirimi ose e kthen atë në art ose e lë të ikë. Unë zakonisht nuk e lë të më ikë.

Cilat janë temat që  trajton në shkrimet e tua?16650227_1762229644096333_1366252560_n -Zakonisht unë i shkruaj dashurisë, bota ka nevojë për të.

Ke menduar të shkruash një libër në të ardhme?

-Patjetër që po, kurdo që ta ndjej se ka ardhur koha të vij me një botim timin. Mendoj që deri tani nuk ka ardhur ende momenti i duhur.

Cfarë të frymëzon për të shkruar?
-Më frymëzon vete jeta, gjithcka që ndodh rreth mej

e, njerëzit që takoj cdo ditë, ata që kalojnë kohë me mua, ata që i dua dhë më duan.

A ke një bibliotekë të pasur në shtëpi?
-Kam, ashtu mendoj unë. Kam filluar të blej libra vetë unë personalisht para katër vitesh, dhe që atëherë kam blerë sa kam pasur mundësi.

Shkrimitari yt i preferuar?
-Shkrimtari im i preferuar është Remarku,e kam filluar rrugëtimin tim nëpër libra me të, dhe nuk besoj që do ia lëshoj vendin dikujt tjetër.

Shkrimet që i bën janë histori të tuat personale?
-Disa po, por jo të gjitha. Shumë prej tyre janë edhe thjesht imagjinatë.

Pse nuk keni zgjedhur të studioni letërsi por studioni aktualisht për ekonomik?
-Letërsinë e kam në shpirt, me të do merrem gjatë gjithë jetës, thjesht në të njëjtën mënyrë e dua edhe ekonominë, andaj.

Në facebook numëron 4300 like.një numër i konsiderueshëm për një vajzë të re në moshë.A ka Rita një  limit?
-Kur e bën atë që do nuk ka limite. Rrugët të hapen vete.

Rita Faleminderit per kete interviste te kendshme.
-Faleminderit juve.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s