Nga libra, në filma!

Të shumta janë rastet e letërsisë së ekranizuar, nga e hershmja e deri tek ajo e ditëve të sotme. Ndër rastet, krijimitaria e Stephanie Meyer, që pasi mbajti ngërthyer miliona lexues me katër vëllimet e sagës Twilight, u shndërrua në një prodhim kinematografik, që tërhoqi miliona shikues. Librat të lejojnë të jesh vetë regjisor.Kjo më ka ndodhur kur kam lexuar për herë të parë librin e Khaled Hosseinit ‘Gjyetari I Balonave’.

Librat janë më përshkrues se çdo film, në fakt ata janë praktikisht gati vetëm përshkrim dhe kjo e lejon lexuesin ta përcaktojë vetë skenën. Në një film ti sheh atë që regjisori do që ti të shohësh; ndjen atë që regjisori do që të ndjesh; i percepton personazhet ashtu siç do regjisori. Reagimet e tua janë në fakt reagimet që regjisori do të dëgjojë. Filmat nuk i lënë shumë vend imagjinatës. Në fakt, ata ta zhveshin imagjinatën dhe ti ngelesh vetëm me qëllimin e regjisorit. Librat, të cilët me përshkrimet e tyre dhe mungesën e theksuar të imazheve për disa mund të jenë të mërzitshëm, të lejojnë që me imagjinatën tënde ta zhvillosh fabulën përtej faqeve të librit. content
Ata i download-1japin imagjinatës tënde informacionin që i duhet për të rrjedhur lirshëm.Kur kam parë realizimin e Kite of Runner film,thjesht jam zhgënjyer.Agjë nuk ishte ashtu sic e kisha ëndërruar unë kur kam lexuar librin.Në fakt e prisja që të ndodhte kështu sepse regjisori kërkon të krijonë një skenë ku ti I ke të gjitha gati,imagjinata është inaktive në ekran.

Librat janë një minierë informacioni. Teksa lexon një libër, mendja arkivon copëza informacioni të cilat ti nuk e di kur mund të të nevojiten. Është si të ndjekësh një kurs mbi një degë të caktuar, por falas. Leximi është një mundësi për të përthithur një informacion të caktuar, rezultat i një pune të madhe dhe një hulumtimi të gjerë, brenda një kohe të shkurtër. Njohuritë e përfituara nga leximet joletrare janë të dobishme në bisedat e përditshme; mund ta ndjekësh një bisedë dhe të kontribuosh për të, në vend që të mendosh se si t’i bësh bisht apo të fillosh t¨rrëmosh google-in në celularin tënd.

Megjithëse nuk premtojnë se do të bëjnë një komunikues të shkëlqyer, me anë të librave zhvillon gjuhën dhe zbulon një gamë të gjerë fjalësh për t’u shprehur. Në ditët e sotme, falë internetit dhe komunikimit të çastit,komunikimi po katandiset në një mish-mash shkronjash(flm,klm,skgj)dhe fjalësh të huazuara dhunshëm(unë këtë e kam trajtuar edhe në një artikull tjetër), e nëse vazhdohet kështu gjuhët do ta humbin sharmin e tyre. Librat të ndihmojnë të pasurosh fjalorin, të shkosh përtej bazikes, por edhe të njohësh gjuhën. Duke i dhënë kështu fund shprehjes injorante “gjuha shqipe është e varfër”.

Kur sheh versionin kinematografik të një libri që ke lexuar, përballesh me një tjetër pikëpamje, perceptim, të të njëjtit material. Ti, regjisori dhe skenaristi keni lexuar të njëjtin libër, por përjetimet janë të ndryshme. Gjithashtu, nëse për leximin e librit ke pasur më shumë kohë në dispozicion dhe luksin e shijimit të çdo detaji madje shpeshherë ke pas dëshirën edhe ti kthehesh diku ndonjë fragmenti që të ka pëlqyer më shumti dh eke gjetur veten kur ke lexuar ndër rreshta, në film regjisori është i detyruar që të përçojë mesazhin e tij në 120 minuta apo më pak.Leximi të do të gjithin për vete në mbrëmje vonë,në mëngjes herët apo në tren,atutobus kurse filmi është më social.Ai kërkon masivitet njerzish,komercializim shpesherë.Filmi është mësuar të të ndajë me të tjerët. Mund ta shohësh në kinema apo në shtëpi me shoqërinë.Edhe filmat, ashtu si librat, kanë aftësi argëtuese, të ofrojnë momente arratisje.Të shumtë janë lexuesit që po ti pyesësh humbasin ndër libra kur lexojnë sa shpesherë shkëputen nga realiteti.

Mirëpo të krahasosh librat me filmat është si të krahasosh dardhat me qershitë(dy fryte krejtësisht të ndryshme në ngjyrë,shije,madhësi). Të dyja janë fruta, por pemë të ndryshme. Librat dhe filmat, megjithë të përbashkëtat e tyre, janë dy forma krejt të ndryshme arti. Librat të ndihmojnë të bësh gjëra që filmat kurrë nuk do të mundnin: të zhvillojnë imagjinatën, të pasurojnë mendjen dhe fjalorin. Por edhe filmat ofrojnë diçka që nuk e gjen te librat: argëtim të shpejtë dhe mundësi për të provuar përjetimet e dikujt tjetër.download-3download-2Gabimi në gjykimin e një filmi që bazohet mbi një libër qëndron te fakti që lexuesi po e gjykon filmin duke u bazuar te pritshmëritë e veta, duke përdorur si etalon emocionet dhe përjetimet personale. Nuk është e drejtë që të presësh që çdo gjë që ke imagjinuar gjatë leximit të veprës të shfaqet në ekran, sepse me shumë gjasa edhe personi me të cilin po e sheh filmin nuk ka patur të njëjtat përjetime si të tuat gjatë leximit të librit.Ç’të keqe ka që dy forma të ndryshme arti, dhe argëtimi, që në një mënyrë apo në një tjetër kanë kontribuar në formimin tonë kulturor, të bashkohen, pa qenë e nevojshme që të vihen përballë si armike të përjetshme? Sepse, në fund të fundit qëllimi i filmit nuk është që të zëvendësojë librin, por vetëm të argëtojë shikuesin.

Në përfundim dua të them se unë  personalisht do jem gjithmonë besnike e librave sepse pavarsisht se kinemaja evoluaon dhe përparon cdo ditë e më shumë kënaqsinë që të jep teksa lexon një libër nuk ta jep shikimi i tij i ekranizuar.

 

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s