Personalitete të jetës publike flasin për Dritëro Agollin!

Në ditën e humbjes së legjendës së letrave shqipe Dritëro Agolli të shumtë ishin njerëzit të njohur e të panjohur që shprehën keqardhjen e tyre për humbjen e tij.Miq,të afërm,shkrimtarë kolegë dhe njerëz që e kanë adhuruar në distancë nga shkrimet e tij shprehën dhimdownload-agbjen për largimin nga jeta të Agollit.Të Tillë ishin Ismail Kadare,Rexhep Qosja,Prec Zogajj,Moikom Zeqo etj.

Moikom Zeqo në fjalën e tij tha se njerzit janë vdektarë,të gjithë do të vdesim një ditë por vdekja e tij ishte një e papritur.

Plot dhimbje e me lot në sy shprehet edhe Fatos Kongoli.”Dritëroi ishte një njeri dhe shkrimtar i rrallë”thotë ai.

Ndërsa për shkrimtarin Preç Zogaj,vendi ka humbur një njeri të madh.Shqipëria pa Agollin është më e varfër –thotë Zogaj në fjalën e tij.

Akademiku Rexhep Qosja ka shprehur dhimbje për ndarje nga jeta të shkrimtarit Dritëro Agolli.Ai tha se Agolli do të jetojë mes studiuesve me veprat e tij të rralla.”Ai ishte i madhi i letërsisë shqipe,gojëarti dhe që lexuesi e deshi’’është shprehur Qosja për mikun e tij.

Por dhe nga ana tjeter e detit në italinë jugore atje ku arbereshët e kanë ndierë humbjen e portit ka pasur fjalë të ndjera deri në zemër.Të shumtë kanë qënë personalitet nga i gjithë vendi të cilët kanë shprehur keqardhjen e tyre për këtë humbje të madhe për letërsinë shqipe.

Advertisements

Lini një Përgjigje

Plotësoni më poshtë të dhënat tuaja ose klikoni mbi një nga ikonat për hyrje:

Stema e WordPress.com-it

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj WordPress.com. Dilni / Ndryshoje )

Foto Twitter-i

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Twitter. Dilni / Ndryshoje )

Foto Facebook-u

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Facebook. Dilni / Ndryshoje )

Foto Google+

Po komentoni duke përdorur llogarinë tuaj Google+. Dilni / Ndryshoje )

Po lidhet me %s